Flash News

KRYESORE

Son me dedikim special, Gomes i përgjigjet pasi i theu këmbën

Son me dedikim special, Gomes i përgjigjet pasi i theu këmbën

Sulmuesi i Tottenham-it, Son, dëmtoi keq Andre Gomes-in në ndeshjen kundër Evertonit. Ai i theu këmbën portugezit, ndërsa në sfidën kundër Cervena Zvezdes shënoi dy gola dhe ka dedikoi atij.

"Nuk dëshiroja të festoja kur shënova. Dua të respektoj situatën. I uroj Andresit shërim sa më të shpejtë dhe të kthehet në fushën e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kalova një moment të vështirë, i falenderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë. Nga kjo që ndodhi kuptova sa me fat që jam. Falënderoj dhe tifozët, të cilët më kanë mbështetur”, mbyll Son.

Andre Gomes ka reaguar për herë të parë  dhe ka folur në lidhje me dëmtimin. "Kalova një moment të vështirë. Tani ndodhem në shtëpi me familjarët pranë meje. Ju falenderoj të gjithë për mesazhet e sinqerta që më keni dërguar. Do të mundohem të rikthehem sa më shpejt në stërvitje”.

Të fundit