Flash News

KRYESORE

SONDAZH/ Votoni këngën që mendoni se do fitojë 'Festivalin e Këngës"

SONDAZH/ Votoni këngën që mendoni se do fitojë
Nesër (22 dhjetor) do të shpallet fituesi i "Fest 58" që do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion 2020 në Roterdam. Gara është shumë e fortë dhe emra të ndryshëm po përfliten si fitues të "Festivalit të Këngës". Me një baladë të fuqishme dhe shumë shpirtërore, Arilena shihet nga shumë kolegë e fansa si fituesja e këtij festivali. Nga ana tjetër, zotëruesja e skenës Era Rusi me "Eja merre" është një tjetër emër shumë i lakuar për çmimin e madh. E ndërsa një këngë ritmike, me performancë dhe me shumë motive si kënga "Me tana" e Elvana Gjatës ka thyer rekorde klikimesh dhe shihet si kënga më potenciale për kriteret që kërkon "Eurovizion". Po ashtu, edhe kënga rock e Valon Shehu është pëlqyer shumë nga kritikët e muzikës. Mesa duket, ky vit do mbahet mend gjatë për këngët e bukura dhe shumë të komentuara e të pëlqyera nga fansat dhe konkurrenca është shumë e fortë. Po ju kë do preferonit të shihni si këngën përfaqësuese në "Eurovizion 2020"? Votoni në sondazhin e Politiko:
Nëse nuk i keni dëgjuar akoma këngët, ju ofrojmë të shihni performancat live në dy netët e konkurrimit :

Elvana Gjata - Me tana

Arilena Ara - Shaj Valon Shehu - Kutia e Pandorës Era Rusi - Eja më merr

Gena - Shqiponja e lirë

Tiri Gjoci - Me gotën bosh

Albërie Hadërgjonaj - Ku ta gjej dikë ta dua

Olta Boka - Botë për dy

Robert Berisha - Ajo nuk është unë

Bojken Lako - Malaseen

Sara Bajraktari - Ajër

Kamela Islamaj - Më ngjyros

Të fundit