Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ 600 mijë shqiptarë nuk kanë opinion pozitiv për asnjërin prej politikanëve kryesorë

Sondazhi/ 600 mijë shqiptarë nuk kanë opinion pozitiv për

Eduard Zaloshnja deklaron se 600 mijë shqiptarë në moshë votimi nuk kanë opinion pozitiv për asnjërin prej politikanëve kryesorë në vend. Sipas sondazhit të Zaloshnjës, shifrat tregojnë se në shoqërinë shqiptare po ndodhin ndryshime sasiore, që në të ardhmen mund të sjellin ndryshime cilësore.

“Në vitin 2013, vetëm 400 mijë banorë të Shqipërisë në moshë votimi nuk morën pjesë në zgjedhje. Në vitin 2017, numri i mospjesëmarrësve u rrit – arriti nivelin gjysmë milion. Ndërsa nga një sondazh që kreva së fundmi, rezultonte se rreth 600 mijë shqiptarë në moshë votimi nuk kanë opinion pozitiv për asnjërin nga politikanët kryesorë.

Këto shifra tregojnë se në shoqërinë shqiptare po ndodhin ndryshime sasiore, të cilat mund të sjellin dikur një ndryshim cilësor- daljen e një force të re që do të përfaqësojë pikërisht njerëzit që që nuk e gjejnë veten as te PS-ja dhe as te PD-ja.

Dhe duket se ndryshimet e mëdha në Shqipëri ndodhin vetëm kur 1 milion shqiptarë e ndajnë mendjen se duhet bërë ndryshim. Sot jemi ende larg kufirit 1 milion, por zgjedhjet e ardhshme (lokale e parlamentare) do të na tregojnë nëse kurba drejt 1 milionëshit do të vazhdojë ngjitjen si deri më sot. Sa më shpejt të arrihet 1 milionëshi i mosvotuesve në Shqipëri, aq më shumë shpresë do të ketë se e ardhmja e fëmijëve e nipërve tanë do të jetë më e mirë...”, shkruan Zalonja në gazetën “Dita”.

Të fundit