Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ 71% e shqiptarëve nuk arrijnë dot që të kursejnë

Sondazhi/ 71% e shqiptarëve nuk arrijnë dot që të

Shqiptarët e kanë shumë të vështirë që të kursejnë. referuar sondazhit të kryer nga shoqata “Mikrofinanca Shqiptare”. 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë ushqime. Kurse 71% e të anketuarve deklaruan se nuk ia dalin dot që të heqin mënjanë para nga rrogat e tyre.

Nisur nga këto rezultate, Shqipëria gjendet në pozicionin më të keq, krahasuar me shtetet e tjera të rajonit. Numri i të anketuarve të moshës mbi 18 vjeç në këtë sondazh ishte 500.

46% e të anketuarve thanë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por ata kanë probleme në blerjen e rrobave dhe të pajisjeve shtëpiake.

Pagat mesatare në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, kurse fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, iu afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro. Ndërkohë që në Kroaci paga mesatare shkon më shumë se 800 euro.

Të fundit