Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ 85 % e të rinjve të pakënaqur nga qeveria Rama, 39% nuk e njohin deputetin

Qëndresa Qytetare në bashkëpunim me Ëestminster Foundation for Democracy ka publikuar të dhënat e sondazhit kombëtar për qëndrimet e të rinjve ndaj sistemit politik, partive politike dhe sfidave sociale me 1200 të anketuar në 61 bashki të vendit.

Sipas këtij sondazhi, 85 % e të rinjve janë të pakënaqur me situatën aktuale politike në vend, dhe 17 % e tyre kanë besim tek Parlamenti si organ kryesor ligjvënës.

Gjithashtu, politika duket se nuk ofron më kurrëfar besimi tek të rinjtë, pasi 60 % e të rinjve të anketuar nuk gjejnë modele suksesi tek të rinjtë në politikë. Po ashtu 45.3% e tyre mendojnë se të rinjtë në partitë politike imitojnë liderin.Ata shprehen se politikanët e rinj janë klone të politikanëve të vjetër dhe nuk kanë mendime të tyret.

Edhe pse kanë votuar, pjesa dërrmuese e të rinjve nuk kanë arritur të përçojnë asnjëherë problematikat e tyre tek ata që kanë përzgjedhur për t’i qeverisur. 76% e të rinjve nuk kanë kontaktuar asnjëherë me përfaqësuesin që kanë zgjedhur, ndërsa 39% e të rinjve nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

Të fundit