Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Bashkimit Europian: Bie mbështetja e shqiptarëve për Reformën në Drejtësi

Me rastin e ‘Javes së Europës’, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka prezantuar  disa sondazhe me 1140 të pyetur. Mes pyetjeve që u janë drejtuar të anketuarve është edhe ecuria e Reformës në Drejtësi deri tani.

55% mendojnë se ajo po ecën shumë mirë dhe është në drejtimin e duhur, 38% mendojnë se nuk po shkon mirë ndërsa 7% nuk kanë asnjë ide për të, duke treguar se mbeshtetja dhe besueshmeria per te eshte ne renie.

Pyetjes tjetër nëse mbështesin apo kundërshtojnë reformën, në total 79% janë shprehur pro. 5% janë pozicionuar kundër ndërsa 11% e personave as nuk e mbështesin as nuk e kundërshtojnë atë.

Megjithate, ambasadori i BE-se ne Shqiperi, Luigi Soreca ka nje kendveshtrim ndryshe. “Mbështetja e popullsisë së Shqipërisë për reformën në drejtësi është e lartë. 79% e mbështesin reformën në drejtësi dhe 55% e qytetarëve mendojnë se reforma në drejtësi ka ecur mirë deri tani. Vetëm 13% mendojnë që reforma në drejtësi nuk po funksionon fare”, deklaroi Soreca duke shtuar:

“Mendoj se këto shifra tregojnë besimin që qytetarët shqiptarë u kanë dhënë jo vetëm autoriteteve të tyre, por edhe komunitetit ndërkombëtar për të ndryshuar sistemin e drejtësisë. Reforma po ecën përpara dhe është gjigande. Reforma në drejtësi duhet parë edhe në këndvështrimin afat mesëm. Po të shohim progresin, mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kaluar në procesin e vettingut. Kemi pasur këshillat e rinj që janë krijuar tashmë. Po ashtu puna që është bërë për Prokurorin e Përgjithshëm. Po kalojmë në fazat e fundit. Janë 25 kandidatë për SPAK-un. Po kalojnë vettingun. Vitin e fundit shkolla e Magjistraturës s’mund të bënte provimin. Ndërkohë që kemi 53 kandidatë të rinj që janë konfirmuar. Kjo tregon që reforma në drejtësi po ecën përpara dhe mbi të gjitha është e pakthyeshme. Nuk ka kthim pas”, perfundoi Soreca.

Të fundit