Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Gallup: 34% e shqiptarëve punojnë part-time nga halli; janë kërkim të punës me kohë të plotë

Sondazhi i Gallup: 34% e shqiptarëve punojnë part-time nga halli;

Shqiptarët që punojnë part-time por që kërkojnë për punë full-time përllogariten të jenë rreth 25-34%. Shifrat vijnë nga një sondazh i fundit i Gallup, në studimin e tij “E ardhmja e Punës”, ku flet gjerësisht për ‘nënpunësimin”.

Norma e nën-punësimit, sipas Gallup, është krijuar duke përllogaritur punëtorët e papunë, të cilët janë në kërkim të punës, me sasinë e punëtorëve të punësuar me kohë të pjesshme, por duke që po kërkojnë punë me kohë të plotë, raporton 'Monitor'.

Indeksi i Nënpunësimit së Gallupit ndjek nga afër standardet e vendosura nga ILO dhe është i krahasueshëm me normën e papunësisë që raportojnë shumë vende. Indeksi i Nën-Punësimit së Gallup-it është një alternativë informative ndaj masave tradicionale të papunësisë. Ajo jo vetëm kap papunësinë tradicionale, por edhe individë që punojnë part-time dhe dëshirojnë një punë me kohë të plotë.

Sipas Gallup, Shqipëria dhe Maqedonia ka normën më të lartë në Ballkan të nënpunësimit (24-35 %), ndërsa shfaqet më mirë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, me rreth 14-25 %.

Indeksi i Gallup mat përqindjen e të anketuarve në fuqinë punëtore të cilët punojnë në kapacitetin e dëshiruar dhe atyre që punojnë nën kapacitet.

Të fundit