Flash News

KRYESORE

Sondazhi: ja pse u shkarkuan 4 ministrat sipas lexuesve të Politiko.al

Sondazhi: ja pse u shkarkuan 4 ministrat sipas lexuesve të Politiko.al

Shkarkimi i katër ministrave, Tahirit, Beqajt, Çuçit dhe Klosit, mori vëmendje të madhe mediatike. Kjo vëmendja ndahej te shkaqet që e çuan KM Rama te ky 'riformatim' i qeverisë kaq vonë, vetëm pak muaj para përfundimit të mandatit të qeverisë. Politiko.al hapi një anketë me pyetjen 'Çfarë e shkattoi shkarkimin e katër ministrave: Cadra e lirisë; trysnia ndërkombëtare; trysnia e Ilir Metës?'. 52 përqind e votuesve mendojnë se ishte trysnia e opozitës, protesta e shndërruar më pas në town hall-in permanent të quajtur 'Çadra e Lirisë'. Shkak të dytë lexuesit e Politiko gjejnë ndërkombëtarët, me 28 përqind të votave. Trysnia e aleatit të Ramës, Ilir Meta, renditet e fundit në listën e arsyeve, me 19 përqind të votave. Politiko.al ju fton në anketën e re (në të djathtë të faqes). Pyetja është: a duhet ta dekretojë presidenti Nishani Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm pas reagimeve të forta publike?

Të fundit