Flash News

KRYESORE

Sondazhi: Korrupsioni në 2019-ën, 1/3 e qytetarëve të rajonit nuk besojnë se po zvogëlohet, ku renditet Shqipëria

Sa prej nesh besojmë në politika që synojnë ta zhdukin korrupsionin nga jeta e përditshme, cili është perceptimi i qytetarëve për këtë fenomen ...

Kanë qenë disa nga pyetjet e "Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit", i kryer në vitin 2019 nga anëtarët e iniciativës rajonale kundër korrupsionit Lidershipi i Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim (SELDI) mbi të paktën 1000 të anketuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Serbi .

Për këtë vit, në krahasim me vitin 2016, rezulton se presioni i korrupsionit është rritur në katër prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnja dhe Hercegovina nga Mali i Zi, Kosova * dhe Serbia. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë dëshmitarë të një rënie margjinale të presionit të korrupsionit.

Dinamika e Korrupsionit 2014 - 2019

Rezultatet nga krahasimi i korrupsionit ndërmjet viteve 2014 dhe 2019 demonstrojnë përhapjen alarmante të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Për vitin 2019, Raportet e Progresit për rajonin e Ballkanit Perëndimor shënojnë vetëm përparim modest në të gjitha vendet, madje në disa prej tyre edhe hapa prapa, si në Bosnje dhe Hercegovinë.

Presioni nga korrupsioni

Pranueshmëria e Korrupsionit

Pranueshmëria e korrupsionit mbetet relativisht lartë në Ballkanin Perëndimor, me Bosnjën dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova se pjesa tjetër.

Çështjet për korrupsionin kanë sjellë edhe protesta të qytetarëve gjatë 2019-ës , ku më e dukshme ka qenë  në Serbi, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në të gjitha vendet e rajonit është dyfishuar perceptimi i qytetarëve mbi korrupsionin dhe ryshfetit.

Kjo tregon se qytetarët e perceptojnë ryshfetin si dukuri të përditshme, gjë që nuk ka shumë gjasa të luftohet.

Të fundit