Flash News

KRYESORE

Sondazhi në rrjetet sociale, Tirana ua lë në dorë tifozëve stadiumin

Tirana ka 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe entuziazmi bardheblu është krejt legjitim. Klubi kryeqytetas shkatërroi 5-1 Luftëtarin në fundjavë dhe tani e pret një ndeshje delikate me Teutën.

Duket e qartë se Tirana e ka marrë shumë seriozisht këtë takim, aq sa ka ndërmend ta zhvillojë ndeshjen jo në stadiumin e saj, por në "Air Albania Stadium". Ka edhe një kusht: vetëm nëse duan tifozët bardheblu.

Shtëpia e Tiranës është “Selman Stërmasi”, por stadiumi i ri kombëtar ka një peshë krejt tjetër. Për këtë arsye, zyra për shtyp e klubit ka shtruar pyetjen për tifozët, se ku do të donin ta shihnin takimin me durrsakët.

Të fundit