Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ Nëse do kemi zgjedhje sot, barazim mes mazhorancës dhe opozitës

Eksperti i sondazheve, Eduard Zaloshnja, duke ju referuar të dhënave të një sondazhi të zhvilluar së fundmi shprehet se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të kishim një barazim të votave mes mazhorancës dhe opozitës.   

Zaloshnja thotë se për çdo 100 votues të partive të mazhorancës (PS+PDIU+PSD), do të kishim sot 92 votues të tyre, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohëshme. Nga ana tjetër, për çdo 100 votues të partive të opozitës (PD+LSI+PR+etj), do të kishim sot 101 votues të tyre.

Duke ndërthurur rezultatet e zgjedhjeve të qershorit me koeficientët e mësipërm, rezulton se rreth 760 mijë votues do të votonin sot për partitë e mazhorancës (PS+PDIU+PSD). Nga ana tjetër, po aq (760 mijë) do të votonin sot për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.). Ndërsa, rreth 580 mijë votues nuk do të votonin fare (shihni grafikun).

Nga sondazhi rezulton se mazhoranca ka humbur vota kryesisht në grupin demografik ‘Meshkuj urbanë’, ku për cdo 100 votues të qershorit, ka sot vetëm 88 votues të saj.

Sondazhi u zhvillua me rreth 2000 të anketuar në shkallë kombëtare ndërsa kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë demogrfikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.9 pikë përqindje.

Të fundit