Flash News

KRYESORE

Sondazhi nxjerr fituese Rita Orën, Dua Lipa fshin moderatorin shqiptar

Këngëtarja Dua Lipa i ka bërë unfollow moderatorit të Koha, Adriatik Kelmendi. Sipas Kelmendit Dua Lipa ka reaguar në këtë mënyrë pas një sondazhi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, të cilin më pas e ka shpërndarë edhe në Tëittër.

Ai ka publikuar një foto të Dua Lipës dhe Rita Orës e pyet ndjekësit e tij se cila prej dy këngëtareve u pëlqen më shumë.

Miqtë e tij kanë votuar për Rita Orën dhe duket se ky rezultat nuk i ka pëlqyer Duas, e cila ka vendosur të mos e ndjek më moderatorin në Twitter. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën! Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.

Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.

Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’! “- ka shkruajtur ai përbri votimit të mbyllur. 

Të fundit