Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ Papunësia problemi urgjent i Shqipërisë, qytetarët të ndarë nëse jetohet mirë apo keq

IPR Marketing dhe Ora News kanë zhvilluar sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit, ku qytetarët janë pyetur edhe për kushtet jetesës në Shqipëri.

Të intervistuarit janë të ndarë sa i përket mendimit nëse në Shqipëri jetohet mirë apo keq. Diferenca e atyre që mendojnë se në vendin tonë jetohet mirë është vetëm 0.4% më e lartë nga ata që mendojnë se jetohet keq.

Diferenca thellohet kur krahasimi bëhet me katër vite më parë dhe sondazhi tregon se në Shqipëri jetohet më mirë, por gjithsesi ata që e mendojnë këtë janë vetëm 39%.

Sa i përket tre problemeve urgjente që kërkojnë zgjidhje, qytetarët kanë zgjedhur masivisht papunësinë me 67%, korrupsionin 36.3% dhe rrogat e pensionet e ulëta 34.7%.

Të fundit