Flash News

KRYESORE

Sondazhi për Durrësin, LSI me rritje të mëdha votash, PD nuk fiton nga aleatët

LSI do të jetë partia me rritjen më të madhe të votave në Durrës në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky është rezultati i sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, që e nxjerrin LSI-në me 12% të votave, ndërsa në 2013-ën ka marrë 7.5%.

Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh dhe vihet re një rritje krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.

E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. Në 2013, PD ka marrë 34% të votave. Ky sondazh tregon se aleatët e PAA nuk i sjellin vota PD-së.

LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti. Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013.

Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla.

Të fundit