Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ Qytetarët më të pasigurt dhe më të pakënaqur me punën e policisë (Grafikët)

Qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e policisë në Tiranë, pakënaqësi kjo që ka ardhur duke u rritur gjatë këtij viti.

Sipas statistikave, ka një rënie të ndjeshme të opinionit pozitiv të qytetarëve në kryeqytet ndaj punës së policisë së qarkut të tyre.

E njëjtë duket situata edhe për sa i përket sigurisë së qytetarëve në rrugë, ku përqindja e qytetarëve që ndihen të sigurt kur ecin nëpër rrugë ka ardhur drejt rënies.

Sondazhi është kryer nga AGENDA Institute në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD.

Dy nga gjetjet më kryesore të sondazhit janë:

  • Në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me një vit më parë, ka patur një rënie të ndjeshme statistikisht të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (ka zbritur në nivelin 49%).

Ndërkohë, ka patur edhe një rritje të opinionit negativ (ka mbërritur në nivelin 39%). Një prirje e ngjashme vërehet në rang republike; ka rënie domethënëse statistikisht të opinionit pozitiv për policitë e qarqeve (krahasuar me një vit më parë), duke zbritur në nivelin 42%, ndërkohë që opinioni negativ është rritur ndjeshëm (ka mbërritur në nivelin 40%)

·         Rreth 63% e qytetarëve shqiptarë ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre, pasi është errësuar. Nga një sondazh i IDRA-s, i kryer në maj 2018 me financim të SCPA-së, rezultonte se 75% e qytetarëve e ndienin këtë siguri. Pra, kemi një ulje të ndjeshme statistikisht të numrit të qytetarëve që ndihen të sigurt në lagjet e tyre.

Të fundit