Flash News

KRYESORE

Sondazhi/ Sa përqind e shqiptarëve e duan një koalicion të madh PS-PD?

Sondazhi/ Sa përqind e shqiptarëve e duan një koalicion të

Edi Rama dhe Lulzim Basha refuzojnë të mohojnë mundësinë e një koalicioni me bazë të gjerë pas zgjedhjeve të 25 qershorit mes PS dhe PD. Ndërkohë, Ilir Meta prej ditësh i konsideron si dyshte të pandarë kreun e qeverisë dhe kreun e opozitës.

Por në sondazhin e publikuar nga IPR Marketing dhe Ora News, rezulton se vetëm 15% e qytetarëve e mbështesin një koalicion mes PS dhe PD. Pak më e lartë është preferenca për një rikonfirmim të koalicionit PS-LSI, me një mbështetje 19.3%.

Sa i përket koalicionit mes PD dhe LSI, mbështetja është vetëm 9.2%, ndërsa 5.7% e të pyeturve janë shprehur pro një koalicioni PS-PD-LSI.

Më shumë se gjysma e qytetarëve, 50.8% nuk kanë dhënë preferencë për ndonjë koalicion të mundshëm.

Të fundit