Flash News

KRYESORE

Sondazhi: Skenari më i pranueshëm për qytetarët e Serbisë lidhur me Kosovën

Sondazhi: Skenari më i pranueshëm për qytetarët e

Një sondazh i realizuar nga Aktiv, një OJQ, zbulon se arritja e një marrëveshjeje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mbështetet nga 12 përqind e qytetarëve. Kjo shifër bëhet tri herë më e madhe lidhur me njohjen në rast se arrihet formimi i Bashkësisë së Komunave serbe në jug të Kosovës, i katër komunave në veri dhe sigurimi i një statusi ekstraterritorialiteti për manastiret serbe.

Më shumë se 55 përqind e të intervistuarve u shprehën se nuk e shohin veten në Kosovë në pesë vitet e ardhshme në rast se iu ofrohet rasti për t’u larguar. Dy të tretat e të intervistuarve ishin me shkollë të lartë.

Këto ishin disa prej të dhënave të hulumtimit të realizuar nga shoqata jo qeveritare Aktiv. "Ka një trend alarmues do të thosha dhe ky është emigracioni i të rinjve në veçanti e i të gjitha moshave në përgjithësi nga Kosova, trend që është në rritje”, tha drejtori ekzekutiv i Aktiv, Miodrag Miliçeviç. Siç u shpreh ai “75 përqind e njerëzve nuk ndjehen të lirë të shprehin qëndrimet e tyre politike, ndërsa 60 përqind u shpreh se në Kosovë nuk ka as edhe një politikan që mund t’i zihet besë”. Një vlerësim më i mirë prej të intervistuarve ishte për qeverinë e Serbisë – 2.82, ndërsa për institucionet në Prishtinë vlerësimi ishte 1.98. Sipas hulumtuesve sondazhi është ndikuar edhe prej atmosferës specifike në vend.

Nikolla Joviç i Qendrës për Dialog Shoqëror dhe Nisma Rajonale tha se Kosova shkakton reagime tepër emotive te njerëzit. “Atje ku haset një fjalë që në një mënyrë ose një tjetër lidhet me pavarësinë, atëherë skenari vlerësohet negativisht, çka është e rëndësishme kur flitet për një referendum potencial”, tha Joviç. Ndër të anketuarit lidhur me gjendjen në Kosovë dhe si e qysh duhet të zgjidhet çështja e Kosovës kishte qytetarë nga Serbia, si dhe qytetarë që i përkasin etnisë serbe në këtë vend.

Të fundit