Flash News

KRYESORE

Sonila Meço: Deklarata e Palmer, jo në emër të DASH

Sonila Meço: Deklarata e Palmer, jo në emër të DASH

Gazetarja Sonila Meço ka reagur në lidhje me intervistën e Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit, Mathew Palmer të dhënë për Top Channel. Meço thotë se nëse ai do të ishte qëndrimi zyrtare i DASH-it, atëherë një njoftim i tillë do të ishte shpërndarë për të gjitha mediat.

“Unë mendoj se deklarata e Palmer nuk është zyrtare, pasi është bërë thjeshtë me email dhe nuk ka një vulë. Unë kam ndjekur Zërin e Amerikës dhe nuk ka pasur një qëndrim të tillë për protestë. Sigurisht që dhuna nuk tolerohet nga amerikanët dhe mund të çojë vendin në kaos.Për t’iu rikthyer edhe një herë Palmerit, nëse do të ishte qëndim i Departamentit Amerikanë të Shtetit, duhet të na kishte ardhur edhe neve. Duhet të jemi profesionist”, deklaroi gazetarja

Palmer paralajmëroi Bashën dhe Kryemadhin se nëse do të ketë dhunë ne proteste, atëherë ata do të mbajnë përgjegjësi.

Të fundit