Flash News

KRYESORE

Sonila Meço i bashkohet protestës për teatrin dhe i kujton Veliajt fabulën e njohur: Pije detin Erion, pije...

Sonila Meço i bashkohet protestës për teatrin dhe i kujton

Gazetarja Sonila Meço i është bashkuar protestës qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe përpara të pranishme ka renditur arsyet përse është kundër shembjes së godinës.

Meço veçoi si më të rëndësishmen faktin që këshilli bashkiak është shmangur nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vendimmarrjen për të ardhmen e teatrit. Për Meçon, kjo është një shkelje flagrante dhe që bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën.

“Ne kemi votuar për një Parlament që quhet Këshilli Bashkiak. Ia kemi lënë atij për 4 vite të gjithë mundësinë për të ushtruar të drejtën për të përmbushur ato që mua më takojnë.  Nëse mua nuk më pëlqen, demokracia ka forma të tjera shprehjeje, nënshkruajmë peticione, bëjmë referendume, ama këshilli bashkiak duhet të thotë të vetën. Një këshill bashkiak që anashkalohet, një procedurë e posaçme që bëhet në kundërshtim me ligjin, një Kushtetutë e përdhosur dhe e përdhunuar, dhe unë si qytetar të presë që të vijë krimi në derën time që unë të flas, po kush do të mbetet të flasë për mua?”,- u shpreh gazetarja.

Sonila Meço i ka kujtuar kryebashkiakut Veliaj edhe fabulën e Ezopit dhe mbretin Ksanti, të cilit populli i kërkoi të pinte ujin e detit për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, por që në fund shpëtoi falë propagandës së skllavit të tij, ndërkohë që ky i fundit nuk fitoi as lirinë e premtuar.

“Ky mësim i historisë na bën të kthehemi nga bashkia dhe t’i themi: Pije detin Erion, pije, nuk ke çfarë të bësh tjetër”, u shpreh Meço.

Juristi në protestën për mbrojtjen e teatrit: Rasti i dytë në historinë e botës që mbyllet Gjykata Kushtetuese

Qytetarët do i dalin përballë Edi Ramës, te enjten protestojnë te Kuvendi për të bllokuar shembjen e Teatrit Kombëtar

Të fundit