Flash News

KRYESORE

Sonila Meço për incidentin: Mazhoranca e interesuar të rri larg fakteve, përqëndron debatin te aspektet emocionale

Sonila Meço për incidentin: Mazhoranca e interesuar të rri larg

Plagosja e një efektiveje në protestën e banorëve te 'Astirit' ngjalli reagime të shumta nga të gjitha kahet politike.

Mes tyre është edhe gazetarja Sonila Meço, e cila thekson se ngjarja ishte e rëndë, por politizimi dhe përdorimi i saj nga eksponentë të mazhorancës është i panevojshëm.

“Kjo është pasqyra ku shteti sheh veten, kur interesat lart përplasen për të lënë viktima poshtë. Lart nuk ka parti e as poshtë”, përfundon Meço.

Statusi i plotë:

Dhe ja ku mbërrijmë, shumë energji e konsumuar me fyerje e denigrime, mes shqiptarësh.

Debati fokuson vëmendjen në aspekte emocionale. Të dhëmb shpirti për një police 24 vjeçare, që humbet gishtat në përballje me protestuesit, të krijon ankth ideja se disa njerëzve krejt papritur u kërkohet t’u shembet shtepia, investimi i një jete, me fëmijë që bëjnë burrin në moshë të mitur e të tjerë, që klithin dhimbjen kur shohin prindërit të alarmuar.

Mund të shkaktosh emocione të forta me etiketime, fyerje, shprehje raciste. Dhe sa më shumë debati ngërthehet tek emocionet, aq më larg i rri fakteve dhe problemeve reale se si shteti e pushteti po trajtojnë problemin e pronës.

Dhe do vinte dita, që ky abuzim prej korrupsionit e paaftësisë, do shndërrohej nga problem juridik në konflikt social, e para sepse ligjin që sot e vë kufi fundor, shtet e pushtet e kanë shkelur dhe kanë lejuar të shkelet, duke penalizuar disa e mbrojtur të tjerë, duke krijuar më të barabartët mes “të barabartëve” dhe sepse me emocionet nuk bëhet dot shtet, sado të përpiqet edhe media.

Kjo është pasqyra ku shteti sheh veten, kur interesat lart përplasen për të lënë viktima poshtë. Lart nuk ka parti e as poshtë.

Nuk e zgjidh as njëra e as tjetra parti, nuk na mbron dot as policja e përkushtuar, që u lëndua për një interes, i cili me kosto 40 milionë euro për 2,2 km nuk mund të jetë kurrë interes publik.

Të fundit