Flash News

KRYESORE

Sonila Meço pjesë e ‘Ora News’? Gazetarja tregon të vërtetën

Sonila Meço pjesë e ‘Ora News’? Gazetarja tregon të

Ditën e djeshme një numër i madh portalesh transmetuan lajmin se gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço duke filluar nga Shtatori do të ishte si spikere lajmesh në RTV Ora News. Lajm ky i cili bëri mjaft bujë në rrjetet sociale.

Por Meço ka përgënjeshtruar lajmin, duke e konsideruar fantazi të ushqyer me ‘dëshirë’.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, s’di si ka lindur kjo fantazi, kush e ka ushqyer me ‘dëshirë’. Më ka kapur krejt në befasi dhe e vetmja gjë e mirë është se u bënë të gjallë miq qe nuk i dëgjoja prej kohësh”, ka thënë Meço për “IMAlbania”.

E pyetur se a do të jetë në ekran sezonin televiziv 2017-2018, Sonila siguron se  nuk ka hequr dorë nga televizioni, dhe se do të rikthehet në një moment të caktuar: “Unë nuk kam ikur përfundimisht nga ekrani, kete ua siguroj. Mora pauze të domosdoshme nga ekrani dhe do ta çoj deri në fund. Kur të ndjej momentin patjetër do te rikthehem!”

Të fundit