Flash News

KRYESORE

Sonila Meço: Platforma anti-mafia dhe vetting-u në politikë, alternativë e plotë e opozitës; realizohet vetëm me reformën zgjedhore

Sonila Meço: Platforma anti-mafia dhe vetting-u në politikë,

Gazetarja Sonila Meço mendon se platforma anti-mafia për goditjen e koncesioneve korruptive dhe vetting-u për politikanët janë një alternativë e plotë dhe konkrete e opozitës për të çliruar politikën dhe shoqërinë nga krimi.

“Ajo çfarë sot dimë është një platformë konkrete për të çliruar ekonominë nga krimi dhe paratë e pista dhe artikulimi i saj nga lideri i opozitës, që e ka njohur pushtetin si ministër e kryetar bashkie. Po t’i bashkëngjisim edhe propozimet për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë vetting-un e politikanëve, atëherë kemi një alternativë të plotë që mëton të çlirojë edhe politikën edhe shoqërinë nga krimi. Por mu bash këtu duhet të nisë një proces tretës i fortë nga ana e publikut, i etur për ndëshkimin e atyre që po e detyrojnë të nisë emigracionin edhe në moshë të tretë a të mësojë gjermanishten në moshë madhore”, shkruan Meço në artikullin e publikuar në ‘Albanian Free Press’.

Por vënien në jetë të kësaj alternative, Meço e sheh të mundur vetëm nëpërmjet realzimit të reformës zgjedhore. Gazetarja thekson se me lista të mbyllura për deputetët dhe pa transparencë në financimin e partive, alternativa e PD-së do të mbetet thjeshtë retorikë opozitare.

“Se për sa kohë zgjedhjet kontrollohen nga kryetarë, me lista të mbyllura, lidhje okulte me krimin, pa transparencë financimesh partish, shqiptarët do të vijojnë të përsërisin historinë, duke e harruar. Dhe mundet të nisin e dyshojnë se ligjet që kërkojnë konsensus të gjerë për t’u miratuar, ose e kanë cenin brenda për të shpëtuar të dy palët, ose do mbeten thjeshtë retorikë opozitare. Dhe po e njëjta histori që përsëritet I kujtoi pak ditë më parë qeverisë, se negociatat nuk hapen pa një reformë të plotë zgjedhore para zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Më konkretisht, Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të sigurojë më legjislacion shkëputjen e të zgjedhurve nga krimi i organizuar, të depolitizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisionet e tjera zgjedhore, të krijojë një komision të posaçëm të monitorimit të zgjedhjeve. Nëse reforma nuk realizohet, le të kujtojmë ne, por edhe opozita se qeveria ka lidhje me oligarkët që financojnë blerjen e votës, kriminelët që manipulojnë rezultatin zgjedhor. A mund të pretendohen pra ligje nga ky parlament me gjithë vullnetin e opozitës për dy nisma të forta e konkrete si vettingu në politikë dhe platforma për çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët? Dhe a mund të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore që lë historinë të përsëritet mërzitshëm e pa shpresë?”,- shkruan ndër të tjera Meço.

Vetting-u në politikë, Taulant Balla sjell shembullin e Rumanisë për të kundërshtuar PD; socialistët në Bukuresht kërcënohen nga Brukseli

Të fundit