Flash News

KRYESORE

Sonila Meço: Timonin jo e jo, por as airbag-un në rast përplasjeje nuk duan shqiptarët t'ja lënë një njeriu të vetëm

Sonila Meço: Timonin jo e jo, por as airbag-un në rast

Ndërkohë votimi është mbyllur në të gjithë Shqipërinë, përqindjet janë “të frikshme” sa i përket pjesmarrjes së shqiptarëve në votime. Ku në të dhënat e deritanishme pjesëmarrja në votime është në përqindjen e 43% (e cila nuk është e saktë por do të saktësohet nga moment në moment).

Procesi i zgjedhjeve ditën e sotme ka qënë i tensionuar dhe me incidente. Ndërkohë një reagim për këtë përqindje ka bërë dhe gazetarja Sonila Meço. Ku e quan këtë process si një votë proteste.

Statusi i plotë i Sonilës:

43% pjesmarrja në zgjedhje. 

E pandodhur kurrë më parë në pluralizmin shqiptar.

Pra edhe në skenar fantazmagorik, sikur e gjithë vota të jetë absolutisht Pro rrugës së drejtë të reformave të ndërmarra, më pak se gjysma e shqiptarëve motivohen për t'i dhënë shansin të vijojë.

Pra vota e protestës me nje deduksion të thjeshtë e lë me çerekun e shqiptarëve mbështetjen e udhës së nisur. Timonin jo e jo, por as airbag-un në rast përplasjeje nuk duan shqiptarët t'ja lënë një njeriu të vetëm.

Të fundit