Flash News

KRYESORE

Sonila Meço zbulon emrin e emisionit të ri në ‘Top Channel’ dhe të ftuarin e parë, i shpallur në kërkim nga Edi Rama

Gazetarja Sonila Meço po përgatitet për rikthimin në ‘Top Channel’, që sipas të gjitha gjasave do të quhet ‘True Story’. Meço ka qenë në Londër ku është takuar me ish-pronarin e ‘Agon Channel’, Francesco Becchetti, i cili pritet të jetë i ftuari i saj i parë.

“Në Londër për True Story”, shkruan gazetarja, e cila publikon edhe këtë foto.

Francesco Becchetti u shpall në kërkim nga Policia e Shqipërisë, në 2015-n, pak pasi pushteti i kishte mbyllur televizionin. Kryeministri Edi Rama ishte një prej figurave kryesore që nxiti publikisht shpalljen në kërkim të biznesmenit italian.

Lëvizjet e fundit, si po krijon ‘Top Channel’ grupin e gazetarëve opozitarë me pushtetin dhe goditja që po u jep rivalëve

Të fundit