Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Maria Stojanoviç/ Demostat
Sipas terminologjisë politike në Amerikë, shtetet në të cilët asnjëra prej partive nuk ka shumicën absolute deri tani njihen me termin “swing states”, ndërsa shtetet, qytetarët e të cilit janë tradicionalisht të prirur nga republikanët apo demokratët emërtohen “soft states”.
Ohajo, shtet federal i cili “sjell” 18 vota elektorësh konsiderohet si një prej “fronteve” të rëndësishëm në garimin mes Trampit dhe Bajdenit. Sikurse nënvizohet, shpërndarja e këtyre votave ka ndikuar shumë në ecurinë e zgjedhjeve presidenciale të së kaluarës së afërt. Besohet se ishte pikërisht ky shtet që i mundësoi rizgjedhjen Barak Obamës në vitin 2012 dhe Xhorxh Bushit të Riut në vitin 2004. Ohajo, gjatë fushatës aktuale, përjetohet se “i prirur nga republikanët më shumë sesa mesatarja shtetërore”, mbi të gjitha në sajë të rëndësisë që i jep Trampi tregtisë dhe prodhimit. Megjithatë, nëse Bajdeni arrin ta përmbysë këtë situatë dhe të “marrë” votat në Ohajo, prognozohet se me siguri do të fitojë edhe në dy shtet kufitare me Ohajon, në Miçigan dhe në Pensilvani, gjë që do t’i mundësojë “biletën e hyrjes” për në Shtëpinë e Bardhë.
Ajova, me gjashtë vota elektorësh, konsiderohet “ vatër” tejet e panjohur e luftës politike. Ky shtet është kthyer shumë “djathtas” në vitin 2016, gjë që mund t’i shkojë për shtat Trampit, por njohësit e kushteve nënvizojnë se, megjithëse fermerët e atjeshëm kanë patur përfitim nga politika tregtare e presidentit republikan, përfshirë këtu edhe subvencionet që ka miratuar administrata e tij, pasojat e fuqishme ekonomike të pandemisë aktuale covid-19 mund të sjellin ndryshime në predispozicionin e zgjedhësve e kësisoj shumica “të shkojë” te Bajdeni.
Duke gjykuar sipas përbërjes së popullsisë Ohajo dhe Ajova, gjithsesi analistët parashikojnë fitoren e Donald Trampit në të dy këto shtete. Sikurse shpjegohet atje jetojnë më shumë se 55% popullsi “e bardhë”, të cilët nuk kanë arsimim të lartë dhe këto shtresa të popullsisë janë të prirura më shumë për nga republikanët sesa nga demokratët.
“Garim” i panjohur parashikohet edhe në Teksas që sjell 38 vota elektorale. Megjithëse asnjë demokrat nuk ka fituar në këtë shtet që nga koha e Xhimi Karterit në vitin 1976, është i përhapur gjerësisht mendimi se situata në Teksas po ndryshon shumë shpejt, ose më mirë të themi po dobësohet dominimi i republikanëve. Mendohet se mesazhet e Trampit mbi emigracionin do të fitojnë mbështetjen e “zgjedhësve të bardhë”, por në ecurinë e votimit mund të ndikojë përgjigja e shtetit ndaj epidemisë së koronavirusit.
Luftë e “vështirë” politike do të zhvillohet gjithashtu edhe në Xhorxhia, shtet i cili ka 16 vota elektorësh. Në dhjetëvjeçarin paraardhës demokratët mendohej se do të kishin përparësi në këtë shtet, por kanë përjetuar befasi të pakëndshme në vitin 2016 (në zgjedhjet presidenciale) dhe në vitin 2018 (në votimin për Kongresin dhe Senatin). Ajo që mund të përcaktojë kësaj here ecurinë e votimit në Xhorxhia, krahas temave ekonomike, janë edhe “problemet racore”, të cilët gjetën shprehjen e tyre pas brutalitetit të policisë ndaj afroamerikanëve.
Mendohet se për një fitore të re Trampi e ka “absolutisht të domosdoshme” ta mundë Bajdenin në Karolinën e Veriut i cili “sjell” 15 vota elektorësh. Ky shtet ka përqindjen më të madhe të pjestarëve të forcave të armatosura në SHBA, ndërsa e ka humbur fuqinë ekonomike që ka patur lidhje kryesisht me “lulëzimin” e industrisë së cigareve dhe tekstileve gjatë tre dhjetëvjeçarëve të kaluar. Në vitin 2016, Trampi arriti të fitojë kundër Hilari Klintonit.
Në listën e shteteve të “pavarur” ka një vend mjaft të veçantë Florida me 29 vota elektorësh. Që nga viti 1992 e deri më sot, çdo fitues i zgjedhjeve presidenciale ka fituar edhe në Florida. Pasojat e koronavirusit edhe këtu janë bërë “çështje e nxehtë”, në mënyrë të veçantë pas ekspansionit të pandemisë, gjë që e pati detyruar Trampin të heqë dorë nga disa mitingje. Sipas “përllogaritjeve” që kanë bërë studiuesit dhe anketuesit e opinionit publik, nëse Trampi “fiton” Floridën, Bajdeni, për të mbetur në “lojë” për president, do të duhet të fitojë shumicën e votave në Miçigan, Pensilvani, Arizonë dhe Uiskonsin.
Predispozicioni i votuesve në Arizona studiohet me vëmendje të madhe. Ky shtet “sjell” 11 vota elektorësh, ka zgjedhës të shumtë me arsimim universitar, por nuk mund të anashkalohet edhe numri i atyre me arsimim të ulët që janë të prirur për nga republikanët. Njëkohësisht atje jeton edhe një numër i madh latino-amerikanësh, që nuk e shohin me simpati politikën e Trampit. Situatën e kanë ndërlikuar kohët e fundit edhe pasojat e koronaviorusit, i cili ka ndikuar të “bjerë” ndjeshëm rejtingu i guvernatorit republikan Dag Dajs.
Megjithëse Nevada me gjashtë vota elektorësh është konsideruar kryesisht vatër e fortë e demokratëve, njohësit e kushteve politike pohojnë se situata në këtë shtet është bërë “tejet e panjohur”. Sikurse nënvizohet, pandemia aktuale i ka dhënë një goditje të rëndë “industrisë së argëtimit” në Las Vegas, që është “zemra” e Nevadës, gjë për të cilën guvernatori demokrat Stiv Sajsolak po përballet me kritika të shumta. Nëse Trampi arrin “të fitojë” simpatinë e votuesve në Nevada, pohohet se mund t’i fitojë edhe disa “vatra tradicionale” të demokratëve.
Krahas Floridës, Pensilvania përjetohet si një prej “fronteve politike” më të mëdha. Trampi ishte republikani i parë që nga koha e Xhorxh Bushit (të vjetrit), që arriti të fitojë në këtë shtet, i cili “sjell” 20 vota elektorësh, por nuk duhet të humbë nga fushëshikimi as faktin se rivali i tij Bajdeni është pikërisht nga Pensilvania. Njohësit e kushteve politike shprehen se banorët e periferive në Pensilvani i “kanë kthyer shpinën” republikanëve gjatë mandatit presidencial të Trampit, por rejtingu i tij ka “kërcyer” shumë në mjediset fshatare në Verilindje të këtij shteti.
Uiskonsini, me 10 vota elektorësh, konsiderohet një prej shteteve më të “ndarë” të Amerikës, meqenëse në atë shtet jeton një numër i madh “progresistësh”, por edhe “konservatorësh” të thekur dhe është kështu që prej njëqind vjetësh të mira. Në qytetin Kenoshi në Uiskonsin shpërthyen trazira të mëdha pasiqë policia plagosi afroamerikanin Xhejkob Blejk. Këtë vend e kanë vizituar ndarazi të dy kandidatët presidencialë-Trampi për të takuar pjestarët e policisë lokale, ndërsa Bajdeni për t’u takuar me afroamerikanët. Sipas të gjithë anketimeve Bajdeni kësaj vere kishte përparësi ndaj Trampit në Uiskonsin.
Nju Hempshëri, që “sjell” gjithsejt vetëm katër vota elektorësh, ka vlerë simbolike për Trampin si shteti i parë ku pati fituar në zgjedhjet preeliminare të vitit 2016, por në garimin e nëntorit të po atij viti kundër Hilari Klintonit pati humbur, me gjithsejt një gjysëm përqindje. Analistët pohojnë se situata në Nju Hempshër edhe kësaj here është e panjohur.
Minesota, me 10 vota elektorësh, është përsëri në listën e shteteve që mund të ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e zgjedhjeve. Studimet dhe anketimet e opinionit publik tregojnë se qytetet dhe fshatrat e vogla, që tradicionalisht kanë pas votuar për demokratët, po kthehen me të madhe drejt republikanëve, ndërsa qytetet e mëdha janë të prirur për nga demokratët. Minesota është bërë “epiqendër” e protestave këtë vit, pasiqë në muajin maj një polic vrau afroamerikanin Xhorxh Fllojd teksa po e arrestonte.
Miçigani, që “peshon” 16 vota elektorësh, ishte shteti në të cilin Trampi një vitin 2016 “mori” fitoren “më të ngushtë”, pas dominimit prej shumë dekadash të demokratëve në këtë shtet. Mendohet se nëse nuk fiton simpatinë e shumicës së zgjedhësve në Miçigan, Bajdeni nuk do të jetë në gjendje ta mundë Trampin.
Zona “blu” dhe “të kuqe”
Shtetet e SHBA-ve që konsiderohen vatra tradicionale të demokratëve (në hartë janë shënuar me ngjyrë blu), mes tjerëve janë edhe: Kalifornia, Konektikati, Delaueri, Hauaji, Ilinoisi, Masaçusetsi, Merilendi, Nju Xhersi, Nju Jorku, Vermonti, Uashingtoni... Nga ana tjetër, shtetet në të cilët republikanët në përgjithësi fitojnë shumicën e votave (në hartë janë shënuar me ngjyrë të kuqe), ndër të tjerë janë edhe: Alabama, Arkansasi, Kentaki, Missisipi, Nebraska, Oklahoma, Tenesi, Uajomingu...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38