Flash News

KRYESORE

Sonte luhen ndeshjet e dyta të "Europa League", Milani pret Olympiakosin në shtëpi. Arsenali udhëton drejt Azerbajxhanit

Sonte luhen ndeshjet e dyta të "Europa League", Milani pret

Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e dyta të kompeticionit UEFA "Europa League", ku skuadrat fituese do të pretendojnë të mbajnë linjën, ndërkohë të tjerat do të përpiqen të përmirësojhnë rezultatin e takimeve të para.

Në orën 18:55 do të luajnë ndeshjet e tyre Milani dhe Arsenali, ku kuqezinjtë e Gattusos do të presin në San Siro, Olympiakosin me synimin që të vijojnë rrugën e suksesit dhe "topçinjë" do të ndeshen në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabagut.

Chelsea i Grupit L do të luajë përballë Vidit me skuadrën hungareze që udhëton drejt Anglisë për herë të parë që nga viti 1985. Blutë fituan ndeshjen e parë ndaj PAOK dhe do të kërkojnë që të përsërisin suksesin edhe këtë herë.

Ndërkohë, ekipi i Sevillas do të luajë në fushën e Krasnodarit, skuadër e cila ashtu si spanjollët vjen pas një fitoreje në ndeshjen e parë.

Në takimet e tjera, Villarreal do të përballet me Spartakun e Moskës në Rusi ku do të kërkojë të marrë fitoren e parë, ndërsa Glasgoë Rangers i Steven Gerrard, ku luan sulmuesi shqiptar Eros Grezda do të luajë me Rapidin e Vjenës.

Tjetër sfide interesante është ajo mes Eintrachtit dhe Lazios me skuadrën romane që do të kërkojë të harrojë humbjen në derbin me Romën dhe të marrë pikët e radhës në "Europa League".

Të fundit