Flash News

KRYESORE

Sonte miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Sonte miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Në përballjen miqësore me Kosovën, Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime, ku trajneri Christian Panuçi do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë.

Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi.

Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.

Miqësorja do të zhvillohet sonte në orën 20:00 në Zyrih të Zvicrës.

Të fundit