Flash News

KRYESORE

Sonte nata finale, kush është personazhi i famshëm që përmbyll spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”

Sonte mbrëma është nata e fundit e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” në tv Klan.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka sqaruar për të gjithë publikun se në natën përmbyllëse të këtij edicioni do të jetë i ftuar këngëtari i njohur Ermal Meta.

“Sonte në ora 20.15 Nata Finale @nekurthinepiterpan

I ftuar @ermalmetamusic Për eksperiencën si Anëtar Jurie i "Amici", për fitoren në Sanremo dhe vendin e 5 në Eurovision! Dhe për shumë detaje të tjera nga jeta private...”, sqaron Alketa Vejsiu

Ermal Meta erdhi në Tiranë pak ditë më parë dhe më 1 qershor mbajti koncertin e tij të parë në kryeqytetin shqiptar.

Duket se axhenda e tij ka qenë tepër e ngjeshur gjatë vizitës së tij në Tiranë, pasi veç koncertit dhe takimeve të organizuara me bashkinë e Tiranës, ai është bërë pjesë edhe spektaklit të njohur me protagonistë fëmijët, “Në kurthin e Piter Pan”.

Të fundit