Flash News

KRYESORE

Sonte nis gara në “Europa League”, zbresin në fushë Milan, Chelsea e Arsenal

Sonte nis gara në “Europa League”, zbresin në fushë

Kompeticioni i “Europa League” nis ditën e sotme, 48 skuadra do të kërkojnë të marrin trofeun të cilin e mban Atletico Madrid me skuadrën e Simeones që është pjesë e Ligës së Kampioneve.

Favoritët në këtë sezon janë padyshim emrat e ekipeve të mëdha si Milan apo Arsenali të cilët do të ndeshen me kundërshtarët e tyre në orën 21:00.

Kuqezinjtë e Gattusos do të luajnë në transfertë me klubin e Luksemburgut, Dudelange dhe tekniku italian ka vendosur të mos heq dorë nga Romagnoli dhe Higuain.

Nga ana tjetër,  Arsenali do të presë në “Emirates Stadium” ekipin e Vorsklës, në ndeshjen e parë nën drejtimin e Unai Emery në këtë kompeticion.

Paralel me këtë orar do të luhen edhe përballjet,  Anderlecht-Spartak i Trnavës dhe Sporting-Qarabagun.

Ndërkohë në orën 18:55 do të luhen , Chelsea- PAOK, Lazio- Apollon Limassol, Villarreal-Glasgoë Rangers.

Të fundit