Flash News

KRYESORE

Sonte përballja e 238-të e “El Classico”, Barcelona dhe Real Madrid kërkojnë të thyejnë rekordet

Sonte përballja e 238-të e “El Classico”, Barcelona dhe

Sonte në 20:45 luhet sfida e “El Classico-s” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ku si gjithmonë mbetet përballja më emocionuese në ‘La Liga’.

“El Clasico” ka një shikueshmëri prej 500 milionë personash dhe do të transmetohet në 192 vende të botës.

Sfida e sotme do t’i dedikohet Andres Iniestës, kapitenit të Barcelonës, i cili pas 22 vitesh do të lërë skuadrën kampione të Spanjës dhe kjo do të jetë “El Classico” i tij i fundit.

Barcelona kërkon që me këtë ndeshje të mbajë gjallë shpresat për të mbyllur kampionatin pa asnjë disfatë për herë të parë në historinë e saj.

Ndërkohë Reali i Madridit vjen në Camp Nou për të ruajtur pathyeshmërinë e tij në këtë impiant ndaj rivalëve historikë, diçka që zgjat prej 3 vitesh.

Kjo do të jetë përballja e 238 mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe në total janë shënuar 786 gola, nga të cilët 399 janë shënuar nga bardhezinjtë dhe 387 nga katalanasit.

Ndërkohë Reali i Madridit do të kërkojë të arrijë në 400 gola për t’u bërë i pari ekip që e arrin këtë shifër kundër katalanasve në 119 vjet histori.

Të fundit