Flash News

KRYESORE

Sonte raundi i katërt i 'Europa League', përballje vendimtare për ekipet e mëdha

Sonte raundi i katërt i 'Europa League', përballje

Sonte do të zhvillohet raundi i katërt i ndeshjeve në grupe të Europa League, nga ku do të zbulohen emra të tjera skuadrash që do të vazhdojnë për në raundin pasardhës.

Milani është një prej skuadrave të mëdha që zbret sot në fushë përballë Betisit dhe do të kërkojë që të rikuperojë humbjen e tre havëve më parë në "San Siro".

Në grupin E, Arsenali ka siguruar dy ndeshje përpara mbylljes së fazës së grupeve kualifikimin për më tej, me 3 fitore në 3 ndeshje të luajtura deri më tani. Sot në “Emirates”, “topçinjtë” do të presin Sportingun, skuadër të cilën e mundën 1-0 falë golit të Ëelbeck në Lisbonë.

Ndërkohë, në grupin L, Chelsea përballë Bate Borisovit do të luajnë ndeshjen e kthimit, pas fitores 3-1 në “Stamford Bridge” dy javë më parë. Skuadra e Sarrit do të mbyllte gjithçka në rast fitoreje, që do të ishte e katërta për ta në këtë fazë të Europa League, e ndeshja tjetër mes Vidit dhe PAOK-ut të mbyllej në barazim.

Në grupin H, Lazio do të presë në Romë skuadrën franceze të Marsejës, të cilën e mundi në ndeshjen e zhvilluar në Francë me shifrat 1-3. Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi është shprehur i kujdesshëm për këtë ndeshje, pavarësisht takimit të parë dhe gjendjes së tyre në grup. Me një fitore, Lazio do të ketë mundësinë të kualifikohet për më tej, gjithnjë nëse nuk fiton Apollon Limasoli në ndeshjen që do të zhvillojë përballë kryesuesve të grupit, Eintracht Frankfurt.

Milani dhe Arsenali do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në orën 21:00.

Ndeshja në “Olimpiko” të Romës, ashtu si takimi i Chelseat, do të zhvillohen në orën 18:55 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga paketa “Supersport” në platformën “Digitalb”.

Të fundit