Flash News

KRYESORE

Sopranoja e njohur shqiptare koncert bamirësie në New York  

Sopranoja e njohur me famë botërore, Ermonela Jaho duket se ka lënë për pak skenat madhështore dhe i është dedikuar bamirësisë. Jaho njihet për koncertet e saj të bamirësisë dhe pikërisht një nismë të tillë e ka ndërmarrë edhe pak orë më parë në New York.

E famshmja shqiptare ka performuar në kujtiim të Antonia Green dhe Spitalit Barbara Volcker për Gra dhe Sëmundje të Rralla. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ambasadorja shqiptare në SHBA, Floberta Luli Faber, e cila shkruan “Një përformancë e shkëlqyer nga Ermonela Jaho në një mbrëmje bamirësie në kujtim të Antonia Green dhe Spitalit Barbara Volcker për Gra dhe Sëmundje të Rralla”.

Faber ka publikuar edhe disa foto dhe momentet më pikante të këtij koncerti, ku Ermonela Jaho shfaqet e veshur me një fustan të kuq e të gjatë gjatë performancës në një ambient kishtar.

 

Të fundit