Flash News

KRYESORE

Soreca apel Ramës një ditë para korrikut: Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria të pranohet pas zgjedhjeve

Soreca apel Ramës një ditë para korrikut: Duhet marrëveshje

24 orë para seancës së 30 korrikut, ku mazhoranca dhe opozita në parlament ka paralajmëruar miratimin e ndryshimeve kushtetuese, qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës së bashkuar, kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca apelon se ndryshimet e rëndësishme që prekin ligjin zgjedhor të bëhen me dialog njësoj si me miratimin e paketës së 5 qershorit.

Në një intervistë për gazetën panorama, Soreca thotë se parlamenti i ka kompetencat ligjore për ndryshime të tjera që nuk shkelin kushtetutën, por kujton paktin e 5 qershorit të firmosur edhe nga PS ku shkruhet qartë se për ndryshime të tjera me rëndësi që prekin Kodin Zgjedhor duhet gjithëpërfshirje.

Soreca apelon kryeministrin Rama se duhet që të gjitha palët në zgjedhje të arrijnë një marrëveshje në mënyrë që të ketë një qeveri që më pas të pranohet prej të gjithëve.

“E pranoj që parlamenti ka një rol institucional në propozim dhe miratimin e nismave shtesë legjislative, përfshirë edhe çështjet zgjedhore të mbuluara nga marrëveshja.

Është në interes të palëve që të arrihet një marrëveshje e përgjithshme në një kohë të mjaftueshme përpara ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të kemi një qeveri që pranohet nga të gjithë pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të njohura nga të gjithë aktorët politikë. Ndaj është i mirëpritur fakti se pas votimit të 23 korrikut palët kanë vijuar diskutimin në Këshillin Politik për ndryshimet e propozuara kushtetuese për tu sqaruar në mënyrë konsensuale. Jam ende i bindur se kjo mund të ndodhë para se të zhvillohet votimi”, u shpreh Soreca.

Të fundit