Flash News

KRYESORE

Soreca përshëndet përzgjedhjen e Aida Hajnaj në krye të BKH: Kontribuon në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, përshëndetur zgjedhjen Aida Hajnaj si drejtuesen e re të BKH, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Përmes një portimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se: “ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi.”

“Pas rekomandimit nga SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot znj Aida Hajnaj Drejtore të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për një mandat pesë vjeçar. Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi siç u kërkua nga Këshilli Evropian marsin e kaluar kur vendosi hapjen negociatave të pranimit me Shqipërinë”, thekson ambasadori Soreca.

Të fundit