Flash News

KRYESORE

Soreca: Shqipëria ka nevojë për magjistratë që u rezistojnë presioneve dhe ndërhyrjeve politike

Soreca: Shqipëria ka nevojë për magjistratë që u

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se Reforma në Drejtësi po ecën përpara, ndërsa thekson se Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë të pavarur.

Në një reagim në rrjetet sociale, Soreca kërkon që këta magjistratë duhet të jenë të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë.

277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca.

Të fundit