Flash News

KRYESORE

Soreca: Shqipërisë i duhet reforma në drejtësi për vendim pozitiv në tetor

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, mendon se Shqipërisë i duhen rezultate në reformën në drejtësi, në mënyrën që të vijë një përgjigje pozitive sa i përket çeljes së negociatave për hyrjen në BE në tetor.

Ai shkroi në Twitter, por takimin e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit veprues të Jashtëm të Evropës (EEAS) me ministrin e jashtëm shqiptar.

“Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i EEAS 🇪🇺 Jean Christophe Belliard u takua me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj 🇦🇱 në Tiranë për të ndjekur konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian për #zgjerimin. E rëndësishme që Shqipëria të fokusohet në rezultate të prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të vendimit të tetorit.”, informoi Soreca.

Të fundit