Flash News

KRYESORE

Soreca takim me Ramën: Rimëkëmbja ekonomike të shoqërohet me vazhdimin e reformave

Soreca takim me Ramën: Rimëkëmbja ekonomike të

Kryeministri Rama dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, kanë zhvilluar një takim në kuadër të Ditës së Evropës.

Soreca konfirmoi edhe njëherë mbështetjen që Bashkimi Evropian po i  jep dhe do i japë Shqipërisë, ndërkohë theksoi se rimëkëmbja ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë globale të koronavirusit, duket të shoqërohet edhe me vazhdimin e reformave.

“Sot nuk është një ditë normale e përvjetorit të Evropës, për shkak të pandemisë, por mbetet gjithsesi një ditë mjaft e rëndësishme. Solidariteti mbetet një shenjë që ka udhëhequr punën tonë edhe në Shqipëri. Kjo është parë edhe në tërmetin e 26 nëntorit, ku BE u ka qëndruar pranë shqiptarëve. Në këto moment që po flasim, me krizën e pandemisë, BE u ka qëndruar përkrah shqiptarëve dhe 230 milionë euro janë përcaktuar. Në mënyrë të menjëhershme 4 milionë euro për shëndetësisë. Do të vazhdojmë të mbështesim edhe këtë javë Shqipërinë me respiratorë dhe autoambulanca. Pandemia ka treguar një solidaritet kaq të madh, por falënderoj Ramën edhe për ndihmën që Shqipëria ka ndihmuar Italinë dhe staf mjekësor. Shqipëria ka qenë mjaft bujare, pasi ka lejuar edhe mbi 200 shtetas evropianë të kthehen në vendet e tyre gjatë pandemisë. Rimëkëmbja ekonomike duhet të shoqërohet edhe me vazhdimin e reformave. 25 marsi ka qenë historik për Shqipërinë. Tani, Shqipëria është në segmentin e fundit të rrugëtimit dhe reformat duhet të vazhdojnë. Ne po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shqiptare për reformat,”- tha Luigi Soreca.

Të fundit