Flash News

KRYESORE

Soreca takon Këshillin e ambasadorëve shqiptarë: Përvoja dhe këshillat e tyre janë të çmuara në këtë moment vendimtar

Soreca takon Këshillin e ambasadorëve shqiptarë: Përvoja dhe

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi një takim me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se gjatë takimit shkëmbyem mendime mbi gjendjen e procesit të integrimit në BE-së dhe rolin e Shqipërisë në nivel rajonal.

Soreca thekson se përvoja dhe këshillat e tyre janë të çmuara në këtë moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Diskutim i shkëlqyer me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Shkëmbyem mendime mbi gjendjen e procesit të integrimit në #BE dhe rolin e #Shqipërisë në nivel rajonal. Përvoja dhe këshillat e tyre janë të çmuara në këtë moment vendimtar për Shqipërinë 🇦🇱 në rrugën e saj drejt BE-së 🇪🇺. #BEpërShqipërinë"”, shkruan ambasadori Luigi Soreca.

Të fundit