Flash News

KRYESORE

Soreca: Të luftohet krimi i organizuar dhe të përmirësohen hetimet, BE ka investuar 15 mln euro

Soreca: Të luftohet krimi i organizuar dhe të përmirësohen

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka apeluar autoritetet shqiptare që të përshpejtohet lufta për krimin e organizuar, si dhe të përmirësohen hetimet.

Thirrja e ambasadorit vjen në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit dhe në një ceremoni për finalizimin e projektit të repartit të ri për forcat Renea.

“Lufta për krimin e organizuar të përshpejtohet, të përmirësohen hetimet dhe ndjekja penale dhe dënimet në gjykata.

BE ka investuar 15 mln euro për infrastrukturën e policisë së shtetit dhe doganat, apo me ardhjen në vend të oficerëve të Europolit.

Në dy vitet e ardhshme BE do dedikojë 19 mln euro për të zhvilluar akademinë e sigurisë, përmirësimin e hetimeve, menaxhimin e kufirit të gjelbër dhe atë blu të Shqipërisë.

Krimi i organizuar varet nga lidhjet transkombëtare , ndaj duhet luftuar nga të gjithë. Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Europë më e sigurt”, tha Soreca.

Të fundit