Flash News

KRYESORE

Soreca thirrje politikës: Veproni pa vonesë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese!

Soreca thirrje politikës: Veproni pa vonesë për emërimet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje politikës shqiptare të finalizojë emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Soreca shpreht se opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare dhe se ato duhet të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Ai thotë se Gjykatat Kushtetuese duhet të jetë funksionale para Konferencës së parë Ndërqeveritare

Mesazhi i diplomatit evropian është publikuar në rrjetet sociale nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan ambasadori Soreca.

Të fundit