Flash News

KRYESORE

Sormani gjen sulmuesin ideal, Partizani ngec në një detaj!

Partizani po mendon për sulmin, pasi trajneri Adolfo Sormani ka kërkuar një lojtar goli. Ekipi i "Demave" ka hedhur grepat dhe emri që mund t'u bashkohet atyre është Artur Faite Reginaldo.

Ish-sulmuesi i Kukësit, Luftëtarit dhe Laçit mund të rikthehet në Shqipëri. Ai ndërpreu kontratë me Shakhter Karaganda në Kazakistan dhe është i lirë. Mozambikasi ka luajtur 14 ndeshje, nga të cilat 8 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 3 gola.

Ekipi kazak kishte pritshmëri të mëdha për të, por që nuk u realizuan. Partizani e ka parë si një okazion të mirë për të përfituar. Rroga e tij mbetet problem, pasi afrikani fitonte 10 mijë dollarë në Kazakistan, ndërsa oferta e kampionëve është më e ulët.

Të fundit