Flash News

KRYESORE

Sot 1 qershori, vjen urimi i parë nga politika për festën e fëmijëve

Sot është 1 qershori, e njohur botërisht si festa e fëmijëve. Rrjetet sociale janë mbushur me urime dhe foto të vogëlushëve që herët në mëngjes.

I pari në radhët e politikës që ka uruar këtë ditë të shënuar për ata që e festojnë bashkë me të vegjlit e tyre është deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij Anastasia dhe u uron të gjithë fëmijëve 1 qershorin.

“Me vajzën time të vogël Anastasia!

I urojmë nga zemra të gjithë fëmijëve shqiptarë dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen: Gëzuar 1 Qershorin!

Mirësia dhe bardhësia e zemrës së fëmijëve tanë është forca dhe shpresa e këtij vendi.

Ju uroj një jetë më të mirë të gjithë ju prindërve dhe një të ardhme me më shumë dritë, shpresë e ëndrra të përmbushura për të gjithë fëmijët tanë!

Vazhdoj të jem besimplotë që Shqipëria jonë është e vuajtur por e fortë sepse kemi fëmijët më të mrekullueshëm në botë!”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

 

Të fundit