Flash News

KRYESORE

Sot 17 vjet nga sulmi në kullat binjake, tragjedia që tronditi New Yorkun më 11 shtator

Sot 17 vjet nga sulmi në kullat binjake, tragjedia që tronditi New

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohet 17 vjetori i sulmeve të terroristëve ë Kullat Binjake në New York, i kryer më 11 shtator 2001.

Përvjetori do të shënohet me tingëllimat e kambanave dhe duke lexuar emrat e gati 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Qaedas.

Në të gjithë Amerikën do të mbahen aktivitete tjera për të shënuar këtë ngjarje.

Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes, islamikë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Të fundit