Flash News

KRYESORE

Sot 32-vjeçe, këngëtarja shqiptare tregon pse është akoma beqare: Vetëm im atë ka të drejtë të më zgjojë nga gjumi

Këngëtarja e suksesshme dhe shumë e talentuar, Anxhela Peristeri, e ftuar sot në Wake Up ka folur për jetën e sja private duke treguar se përse është akoma beqare.

Me shaka Anxhela është shprehur se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj. Këngëtarja ka treguar se vazhdon të jetojë me familjen, dhe se ndarja me ta i duket shumë e vështirë.

“Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”,-është shprehur Anxhela, duke ‘shuar shpresat’ e kandidatëve të saj, për martesë në vijim.

 

Të fundit