Flash News

KRYESORE

Sot 55-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, deputeti demokrat: Ishe një lider! Do të të kujtojnë dhe ata që s’të takuan kurrë

Sot 55-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, deputeti demokrat: Ishe një

Sot është dita e lindjes së Azem Hajdarit. E bija e tij Rudina, i bëri një dedikim publik në rrjetet sociale teksa ndau dhe një foto publikisht. Edhe deputeti demokrat Titan Shehu ka kujtuar në këtë ditë Hajdarin, të cilin e konsideron lider dhe që do kujtohet dhe nga ata që s’e takuan kurrë.

Reagimi i Titan Shehut:

Sot Azemi do te ishte 55 vjec!

Dhe qe atehere na dukej i “madh”, ishte i formuar, i qarte ne ide e veprime... ishte nje lider!

Per te mos folur per guximin, energjite, dinamiken e tij.

E kujtojme sot, do ta kujtojme neser, mbas vitesh, do ta kujtojne edhe ata qe nuk e takuan kurre, qe nuk biseduan asnjehere me ate, sepse ai tashme eshte nje simbol i zhvillimeve me rrenjesore, demokratike, cliruese, perkatesie, qe Shqiperia pati qe prej shpalljes se Pavaresise.

E kujtojme me nostalgji e respekt te gjithe.

I pa harruar qofte kujtimi i tij, i pa shuar qofte ideali i tij!

Të fundit