Flash News

KRYESORE

Sot afati i fundit për regjistrimin e opozitës, nisin përpjekjet për tryezën e radhës Rama-Basha

Sot afati i fundit për regjistrimin e opozitës, nisin përpjekjet

Ndonëse opozita e konsideron të mbyllur mundësinë për regjistrimin për zgjedhjet e datës 18 qershor, KQZ, e ndikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, është shprehur se afati i fundit për partitë që duan të marrin pjesë në votime do të jetë 7 maji, pasi ditën e nesërme do të printohen fletët me emrat e kandidatëve.

PD dhe Lulzim Basha kanë kërkuar arritjen një marrëveshjeje me mazhorancën për kauzat e opozitës dhe vendosjen e një date të re për zgjedhjet, por qeveria vazhdon të kundërshtojë.

Raportohet se stafi i Ramës dhe ai i Bashës janë duke punuar për një tryezë të radhës, e cila pritet të organizohet sot dhe ku palët të negociojnë qëndrimet e tyre, pasi mosarritja e një marrëveshjeje brenda 24 orëve do të konsumonte çdo afat që opozita të regjistrohet për zgjedhjet e 18 qershorit. Në këto kushte do mbeteshin vetëm dy opsione, pa mundësinë e një zgjidhje të tretë, zgjedhja pa opozitën ose shtyrje të datës së votimeve.

Të fundit