Flash News

KRYESORE

“Sot Arta Marku është nëntë muajshe”, deputeti i PD: Asnjë ministër apo deputet s’është arrestuar

“Sot Arta Marku është nëntë muajshe”, deputeti i

Arta Marku, kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme sot bën nëntë muaj në krye të organit të akuzës.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i kujton Markut se pavarësisht se kanë kaluar plot nëntë muaj në krye të këtij institucioni, rezultatet e punës së saj lënë për të dëshiruar.

Sipas deputetit, deri tani, nuk është vënë para drejtësisë asnjë politikan apo kriminel i rrezikshëm, por detyra e saj ka qenë që t'i nënshtronte prokurorinë qeverisë.

Statusi i plotë:

Nëntë muajt e "pritjes së ëmbël" të Arta Markut‎

Sot Arta Marku është nëntë muajshe në krye të Prokurorisë. Asnjë bos rrjetesh kriminale nuk është kapur. Asnjë ministër, ish-ministër, deputet apo ish-deputet i lidhur me krimin apo kriminel në vete të parë, nuk është arrestuar e vënë para drejtësisë.

Në nëntë muaj, Prokurorja e Përkohshme (9 muaj e quajnë përkohshmëri ?!) vetëm ka flirtuar me qeverinë. E vetmja detyrë e saj ka qenë t'ia nënshtronte prokurorinë qeverisë‎, duke vënë dhe hequr prokurorët që do apo nuk do Rama, apo mbyllur hetimet që hapen ndaj qeverisë. Detyra e saj e fundit do të jetë që të detyrojë prokurorët që të mblidhen e të zgjedhin anëtaret e KLP që do Rama.

U mbars reforma dhe polli një hiç të pafrymë!

Të fundit