Flash News

KRYESORE

Sot do bënte 23-vjeç, Barbana Dini fjalë zemre për të vëllain: Pa ty kjo jetë s’ka kuptim

Sot do bënte 23-vjeç, Barbana Dini fjalë zemre për të

Sot nëse do ishte në jetë, këngëtari Ergi Dini do festonte 23 vjetorin e lindjes së tij. Fatkeqësisht, Ergi humbi jetën në një aksident me motor bashkë me shokun  e tij.

Është e motra e tij, Barbana Dini ajo që përpiqet të mbajë gjallë kujtimin e tij edhe te publiku.

Mes dhimbjes dhe pamundësisë për ta patur pranë të vëllanë, Barbana ndan me miqtë e saj virtual urimin që i ka bërë një vit më parë të vëllait. Ndërsa sot e kujton me një tufë me lule, në vendin ku ai po prehet i qetë.

“Vëlla,fjale qe nuk do ta them me kurre por qe do ta kem perjetesisht te gdhendur ne zemer! Ky ishte urimi qe te bera si sot, nje vit me pare, ne diten tende te lindjes! Sot do te mbushje 23 vjec...ti nuk e ke idene sesa pa kuptim eshte kjo jete pa TY ERGI!”, shkruan Barbana në rrjetet sociale.

Të fundit