Flash News

KRYESORE

Sot bllokimi i rrugëve, ku ka zgjedhur Lulzim Basha të protestojë

Sot bllokimi i rrugëve, ku ka zgjedhur Lulzim Basha të protestojë

Opozita ka njoftuar se do të protesojë sot duke bllokuar disa nga akset kombëtare rrugore, si pjesë e aksionit të saj kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë i pranishëm në kryqëzimin e Milotit, ku do i bashkohet protestuesve opozitarë. Bllokimi i rrugës do të nisë në orën 18:00 dhe pritet të zgjasë rreth 60 minuta.

Protesta të tjera me bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek sheshi ‘Shqiponja’, në Durres tek zona e njohur si ‘Plepat’, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Opozita ka refuzuar të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërkuar fillimisht largimin e Qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një Qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë kërkesat e partive opozitare.

Të fundit