Flash News

KRYESORE

Sot brenda grupit të negociatoreve, por Krisafi dhe Meçollari patën pëplasje 3 vite më parë

Sot brenda grupit të negociatoreve, por Krisafi dhe Meçollari

Pas autorizimit që mori nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për vijimin e negociatave me Greqinë, sot Ministria e Jashtme ka njoftuar se grupit negociator do t’i bashkohet edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi.

Sakaq nga Presidenca mësohet se në grupin negociator do të mbetet edhe Artur Meçollari përkundër akuzave dhe pretendimeve të opozitës se ka qenë “spiun”.

Për koinçidencë, tre vite më parë dy anëtarët e delegacionit shqiptarë kanë pasur një përplasje në lidhje me marrëveshjen detare të Shqipërise me Greqinë.

Të ftuar në emisionin ‘Top Show’ profesori Krisafi kundërshtoi disa herë Muçollarin, i cili u vu jo pak në siklet.

Debati 1:

Muçollari: Protokolli i Firences i vitit 1929 përcaktoi kufirin detar…

Krisafi: E ke gabim, protokolli i Firences i përket vitit 1926…

Debati 2:

Muçollari: Kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë kalon sipas drejtimit pingul me bregdein në gjirin e Efthelias…

Krisafi: Jo, jo. më lëjo t’a them unë sepse kjo është fushë e kompetencave të mia….

Gjatë diskutimeve, Krisafi iu drejtua Meçollarit edhe me shprehjet: “Cfarë thua more…” dhe “ ti duhet të kuptosh të paktën një gjë”…

https://www.youtube.com/watch?v=kUFslIg8tvw

Të fundit